“Grupi i dialogut”,Bardhi: Anëtari i 3 të vijë nga kolegët që mendojnë ndryshe në PD
Kreu i grupit parlamentar i partisë demokratike, Gazment Bardhi tha në konferencë për mediat se në “grupin e dialogut” një anëtar i takon kolegëve që mendojnë ndryshe, duke iu referuar kështu deputetëve që janë krah Lulzim Bashës, në atë që cilësohet si Partia Demokratike Zyrtare.
“Grupi parlamentar ka miratuar propozimet, ku komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.
Propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brena grupit që kanë një mendim ndryshe”, tha Bardhi.
I pytur nga gazetarja e Euroenws Albania, Eksiola Shehu nëse kjo është një mënyrë për ti kërkuar rrugë dialogu Lulzim Bashës, Bardhi u përgjigj:
“Ne nuk i kemi lënë vend Bashës, por kolegëve që janë anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike që mendojnë ndryshe, por që janë pakicë për të treguar se ne na duhet çdo zë. Ne ballafaqojmë çdo ide dhe në fund vendos shumica”,-tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni