Bardhi: Konkurrojmë për të qeverisur vendin jo për të marrë 4 mandate

20 Mars 2024 | 14:30

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi tha në një komunikim për mediat pas miratimit të anëtarëve të opozitës për 2 komisionet hetimore se dakordësia e arritur me mazhorancën nuk lidhet vetëm me reformën zgjedhore por me çdo reformë që u shërben shqiptarëve.

Bardhi u shpreh se diskutimet për reformën zgjedhore duhet të kishin nisur që me ndryshimet kushtetuese, që siç tha u votuan nga ata që Basha kishte sot në tryezë, duke dëmtuar opozitën.

Bardhi theksoi se PD konkurron në zgjedhje për të qenë alternativë qeverisëse jo për të marrë 4 deputetë.

“Nuk bëhet fjalë për negociata për reformën zgjedhore, duhet të ketë një proces për çdo reformë të rëndësishme në vend. Nuk i jemi shmangur asnjëherë dialogut me kundërshtarin tonë politik brenda kuvendit për reforma e ligje apo çështje që janë në interes të qytetarëve. Në vlerësimin tonë dhe në atë që ka thënë Komisioni i Venecias ndryshimi i kushtetutës, nga ata që kishte sot në tryezë Basha, duke hequr koalicionet dhe duke dëmtuar opozitën. Aty duhet të ishim bashkë për të nisur diskutimin për reformën zgjedhore. Një pjesë e atyre që ne kishim mandatuar për në komision e nisën diskutimin ku e kishin lënë ‘kërpëratat’, partia jonë nuk është parti kërpëratash. Kjo është PD, që në zgjedhjet e ardhshme konkurron për të qenë alternativë qeverisëse, jo për të marrë 4 mandate”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026