Harku opozitar euro-atlantik, PD propozime për ndryshimin e sistemit zgjedhor
20 Mars 2024 |
14:53
Me kërkesë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ditën e sotme u zhvillua tryeza e dialogut me pjesëmarrjen e partive politike dhe aktorëve të rëndësishëm opozitarë.
Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit diskutuan rreth “situatës së politike, institucionale, ekonomike dhe funksionimit të cunguar të demokracisë në Shqipëri”.
Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u ra dakord sa më poshtë:
- Emergjenca e hartimit dhe zbatimit të një pakete të plotë reformash ligjore e institucionale për të korrigjuar ndërhyrjet e rënda të ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008, të cilat i mohuan të drejtën shqiptarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre, prishën balancat e pushteteve, polarizuan ekstremisht diskurin politik në vend dhe rrënuan demokracinë funksionale nëpërmjet mungesës së kontrollit të legjislativit.
- Nëpërmjet Reformës Zgjedhore duhet synuar që të rregullohet përfaqësimi dinjitoz i përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Shqipërisë, bazuar në vlera meritokracie, në mënyrë që ky përfaqësim të kontribuojë në ndërtimin dhe përmirësimin e shtetit shqiptar dhe jo të jetë përfaqësues i pushtetit të radhës dhe i oligarkisë, që investon te pushteti paret e njerëzve që u vjedh nëpërmjet shtetit.
- Shteti ynë, anëtar i NATO-s, duhet të jetë në standardin më të lartë të anëtarësimit si hapi më i sigurt dhe një urë e sigurt për anëtarësimin e shpejtë në BE.
- Ky hark opozitar do të ketë në themel të veprimit të vet politik frymën e qartë dhe të pa diskutueshme euro-atlantike, larg pazareve të ulëta politike dhe korruptive që po e mbajnë peng demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Për të realizuar këtë mision për demokracinë dhe shtetin e së drejtës sot është emergjencë kombëtare: Vota e lirë, barazia e saj sipas Kushtetutës së Shqipërisë; Listat e hapura; Shqipëria një zonë zgjedhore; Mundësimi i votimit të diasporës; Votimi dhe numërimi elektronik.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës