Inteligjenca ruse: Franca do dërgojë ushtarë në Ukrainë
Inteligjenca ruse pretendon se Franca do të dërgojë rreth 2 mije trupa ne Kiev. Zyrtari i lartë i Kremlinit shprehet se Moska nuk do te qëndroj duarkryq. Ndërkohë ministria e mbrojtjes së Francës i ka cilësuar deklaratat e Moskës si pjesë të fushatës së lajmeve të rreme.
‘Franca është duke përgatitur një kontingjent ushtarak që do të dërgohet në Ukrainë’ kështu u shpreh drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse. Në fazën e parë, kontingjenti do të ketë 2000 ushtarë, shtoi ai.
“Udhëheqjes aktuale të vendit nuk i intereson vdekja e francezëve të zakonshëm dhe shqetësimet e gjeneralëve. Sipas të dhënave të marra nga shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse, kontingjenti tashmë po përgatitet për t’u dërguar në Ukrainë’ bëri me dije kreu i Inteligjencës së Kremlinit duke shtuar se njësia franceze do të bëhet një objektiv prioritar i ushtrisë ruse.
Zyrtari i lartë u shpreh se ushtria franceze është jashtëzakonisht e shqetësuar për numrin në rritje të francezëve që vdiqën në Ukrainë.
Çdo njësi ushtarake franceze e dërguar në Ukrainë do të ishte objektiv kryesor, ka thënë shefi i inteligjencës së jashtme të Rusisë.
“Kjo do të thotë se do ta priste fati i të gjithë francezëve që kanë ardhur ndonjëherë në territorin e botës ruse”, -theksoi zyrtari i lartë rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve