Rusia kërcënon Francën: Do ju shkatërrojmë, gjelat në gijotinë
Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, komentoi sërish deklaratat e presidentit Macron se Franca mund të dërgojë trupa në Ukrainë.
“Do të ishte mirë nëse francezët e shqetësuar të dërgonin disa regjimente në Banderaland. Është shumë problematike të fshihet një numër i tillë i personelit ushtarak dhe, për rrjedhojë, çështja e shkatërrimit sistematik të tyre nuk do të jetë detyra më e vështirë, por jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka shkruar Medvedev në Telegram duke vijuar më tej me paralajmërimet e tij.
”Por sa e dobishme do të ishte! Me kaq shumë arkivole që do t’i dorëzohen Francës nga një vend i huaj dhe i largët, do të jetë e pamundur të fshihet vdekja masive e personelit ushtarak profesionist. Për më tepër, ju nuk mund të gënjeni dhe të thoni se, a, mercenarët zgjedhin vetë fatin e tyre dhe disponojnë të drejtën e tyre për jetë”, shkroi ai më tej
Medvedev theksoi se shkatërrimi i ushtarëve francezë do të jetë detyra kryesore e ushtrisë ruse.
“Shkatërrimi i tyre do të jetë prioritet dhe detyrë e lavdishme e Forcave tona të Armatosura. Por për gjelat e lidershipit francez kjo do të jetë e barabartë me gijotinë. Dhe do të jetë një mësim i mirë për idiotët e tjerë të shqetësuar në Evropë” thuhej më tej në shkrimin e Medvedev në telegram.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve