“Lironi foltoren”- Përplasja me Nikollën, Basha përjashtohet nga seanca plenare
Kryedemokrati Lulzim Basha u përfshi në debate me kryeparlamentaren Lindita Nikolla gjatë seancës së sotme në Kuvend.
Basha ka kërkuar fjalën në Kuvend, ndërkohë që Nikolla i ka kërkuar të lirojë foltoren sepse nuk mund t’ia jepte sërish fjalën.
Pasi Basha nuk po largohej nga foltorja, Nikolla vendosi që ta përjashtojë Bashën nga seanca e sotme plenare, për zaptim foltoreje.
“Lironi foltoren se do iu përjashtoj nga seanca. Lironi foltorem nuk ua jap fjalën. Kur shoh që nuk po i përmbaheni procedurës, kam të gjithë të drejtën t’ju heq fjalën. Zoti Basha mos pengoni rendin e ditës. Ju lutem, mos zaptoni foltoren. Jo, do të vijojmë me rendin e ditës.
Nuk do bëjmë lojëra fjalësh këtu. Ua dhash tre herë fjalën për procedurë. Jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim foltoreje. Jeni i përjashtuar, për një ditë e ka drejtuesi i seancës. Do thellohet dënimi, rregullorja është e qartë. 5 minuta pushim me kërkesë të kryetarit të Grupit”, tha Nikolla.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West