“Porti i ri i Durrësit, jo lojë politike”, Balluku: S’mund të ndërtohet me PPP

21 Mars 2024 | 12:36

Ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë, njëherazi zv/kryeministrja Belinda Balluku tha në fjalën e mbajtur këtë të enjte në seancën plenare se porti i ri tregtar i Durrësit nuk duhet kthyer në lojë politike.

Ajo shtoi se duke qenë se Porto Romano nuk do të jetë vetëm zonë detare-tregtare, por do të jetë dhe një zonë militare, duke iu referuar projektit të prezantuar në NATO, ajo nuk mund të ndërtohet me PPP, siç ishte parashikuar më herët

“Ishte parashikuar qe ky port të bëhej me kredi, por po ta kishim dhënë me PPP, ju do ishit sot duke na akuzuar për shitje të vendit. Ju keni dëgjuar shumë mirë prej dy vitesh që ajo zonë nuk do të jetë vetëm zonë detare-tregtare, por do të jetë dhe një zonë militare, e cila është dizajnuar tashmë dhe ka një koordinim. Ne e kemi njoftuar këtë publikisht pasi kemi bërë prezantimin në selinë qendrore të NATO-s.

Kemi të bëjmë me aset publik që nuk mund të ndërtohet me PPP dhe nuk mund të jepet me koncesion palëve të tjera pasi është një aset kombëtar i një rëndësie të veçantë ashtu siç ka ndodhur dhe me asete të infrastrukturës kritike”,-tha Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026