“E denoncuan 27 vajza”, avokati: Profesori në Kosovë i ka ngacmuar hapur seksualisht
Avokati Meshari Selimaj tha në “Good Morning Albanians” se profesori në fakultetin e Mjekësisë i ka ngacmuar hapur seksualisht studentet.
Janë 27 studente në Fakultetin e Mjekësisë që e kanë denoncuar në Komisionin e Etikës për ngacmim seksual profesorin e Fakulteti të Edukimit, Xhevat Krasniqi, sipas avokatit kjo çështje mund të ndiqet edhe penalisht.
“Është puro ngacmim seksual, dispozita e nenit 1 80 në Kodin Penal të Kosovës, e ka parë ngacmimin seksual, ku nënkuptohet edhe çdo formë tjetër e padëshiruar verbale, apo jo verbale ose fizike, por që të jetë e natyrës seksuale, e cila e cënon dinjitetin apo shkakton një ambient poshtërues e frikësues.
Në këtë rast kur kemi të bëjmë me një profesor, të cilit i është besuar arsimimi i studentëve, kjo është vepër penale, megjithatë kjo duhet parë fillimisht edhe në aspektin e procedurës disiplinore brenda fakultetit ku është punëmarrës”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit