Gashi: Gazetaret në Kosovë duhet të lidhen me drejtorin që të ngrihen në pozitë
Gazetarja Edona Gashi është shprehur se në mediat në Kosovë ka shumë raste të ngacmimeve seksuale, të cilat nuk bëhen publike.
Komentet Gashi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se për t’u ngritur në pozitë, gazetareve në Kosovë u kërkohet që të kenë marrëdhënie seksuale me drejtorin.
Ajo tha gjithashtu se është e vështirë për gazetaret të dënoncojnë, megjithëse kanë edhe prova, pasi drejtësia në Kosovë nuk funksionon.
“Ka gazetare që detyrohen të lënë vendin e punës sepse drejtori i kërkon marrëdhënie seksuale për t’u ngritur në pozitë. Ke raste të tilla, të shumta që nuk bëhen publike nga vetë mediumet. Është një frustrim seskual. Detyrohen për të lënë punën për këto raste, që kanë edhe fakte për këto, mirëpo nuk funksionon drejtësia.
Ka ardhur sistemi i tillë që ti vetëm nëse e ke një raport me drejtorin mund të ngrihesh në pozitë. Ka ndodhur që e kam diskutuar një gjë të tillë edhe në mediume, por nuk është se është marrë për bazë, pasi 90 % e mediumeve janë të njëjta. Edhe gazetarët kanë frikë ta vazhdojnë më tej”, tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes