Sociologu: S’duhen shtypur adoleshentët, por duhet të ndryshojnë prindërit

22 Mars 2024 | 09:24

Sociologu Gëzim Tushi tha në “Good Morning Albanians” se adoleshentët e sotëm kanë filluar të kenë zhvillime shumë të shpejta.

Sipas tij adoleshentët vërtetë janë bërë më kërkues dhe kontestues ndaj institucioneve edukuese, si shkolla dhe familja, por nuk mund të dënohen për këtë, ndërsa shtoi se janë prindërit ata që duhet të ndryshojnë.

“Adoleshentët e sotëm kanë një ritëm shumë të shpejtë në të gjitha aspektet e zhvillimit të tyre mendor, biologjik, seksual, është ulur mosha e fillimit të aktivitetit seksual. Janë bërë më agresivë, janë bërë më impulsivë më ekstrovertë. Janë kontestatorë të autoriteteve, nuk i kanë qejf institucionet e edukimit, si shkollën edhe familjen, por këta janë adoleshentët.

Ata që duhet të ndryshojnë janë prindërit. Sistemi i prindërimit kërkon një revolucion. Nuk mposhten adoleshentët, nuk shtypen adoleshentët, as me dhunë psikologjike, as me dhunë familjare. Adoleshentët janë rezultat i dy institucioneve kryesore, shkolla dhe familja”,-tha sociologu Tushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024