Tërmeti godet Korfuzin, lëkundjet ndihen në jugun e vendit

22 Mars 2024 | 09:26

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e kësaj të premteje ishullin e Korfuzit në Greqi.

Lëkundjet sizmike të cilat u regjistruan rreth orës 06:20 të mëngjesit me orën lokale u ndjen dhe në disa qytete në jug të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ),epiqendra e tërmetit ishte 30 km nga Agios Georgis, në ishullin e Korfuzit, si dhe me një thellësi fokale prej 10 km.

Nga të dhënat paraprake është ndjerë nga shumë persona në zonën e epiqendrës. Nuk raportohet për dëme të konsiderueshme, përveç objekteve të rënë nga raftet dhe xhamave të thyer..

Lëkundje raportohet se janë ndjerë në Agios Georgis, Kontokali 47 km nga epiqendra, Kanali 51 km larg, Korfuz 53 km larg , Sarandë 64 km larg, Gjirokastër 84 km larg, dhe Vlorë rreth 90 km larg epiqendrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026