Dita e Pyjeve/ Banorët e Tepelenës mbjellin fidanë në parkun kombëtar të lumit Vjosa
Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve ka nisur ripyllëzimi dhe mbjellja e pemëve të reja në Parkun Kombëtar të lumit Vjosa.
Banorë të qytetit të Tepelenës, nxënës shkollash, përfaqësues të pushtetit vendor, specialistë të mjediset etj., në shenjë simbolike kanë nisur kultivimin dhe mbjelljen e fidanëve të rinj përgjatë brigjeve të Vjosës duke sjellë një vlerë më shumë për natyrën dhe ekoturizmin.
Projekti me logon “ReForestVjosa”, synon të nisë ripyllëzimin në 10 pika kyçe duke mundësuar mbjelljen me pemë në një sipërfaqe prej 12 hektarësh të Parkut Kombëtar të Vjosës.
“Të sjellim përsëri pyllin aluvional dhe pyllin breglumor përgjatë lumit të Vjosës, sigurisht që kjo është një ide që kërkon punë kërkon angazhim dhe patjetër kërkon edhe kohën e mjaftueshme të aftësimit, të rigjenerimit të pyjeve dhe ne e kemi nisur pikërisht këtu në Tepelenë ku kemi ngritur një fidanishte, e cila do të prodhojë fidanë të përshtatshëm për tu mbjellë në Parkun e Vjosës”,-tha Olsi Nika, ekspert mjedisi.
“Mendoj që impakti do të jetë shumë i madh edhe për ekoturizmin e zonës. Tashmë Bashkia Tepelenë ka filluar dhe jemi ndoshta porta hyrëse dhe e kemi thënë shpesh dhe jemi kthyer pothuajse në destinacion turistik për turizmin malor familjar. Mendoj që do të ketë një rëndësi shumë të veçantë dhe një vlerë të shtuar të ekoturizmit në gjithë territorin e Bashkisë Tepelenë”,-tha Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë Tepelenë.
Ripyllëzimi i lumit Vjosë eviton dëmtimin nga dora e njeriut të sipërfaqeve me pemë përgjatë parkut si dhe do të stabilizonte situatën e erozionit në shtratin e lumit, i cili është problematik për gërryerjen e tokave bujqësore
“Do të ndikojë në minimizimin e erozionit në të cilin Vjosa duke qenë që është një lumë dinamik e dimë, jemi dëshmitarë që ka një nivel erozioni shumë të lartë dhe pikërisht instalimi i pyllit breglumor do të stabilizonte këtë fenomen dhe pastaj një sërë efektesh që shtrihen deri në bregdet”-tha Olsi Nika, ekspert mjedisi.
“Ky projekt si objekt të vetin ka brigjet edhe shtratin e Vjosës në ato sipërfaqe ku përmbytjet akumulojnë aluvione dhe krijohen kushte të përshtatshme për instalimin e bimësisë. Ne kemi përzgjedhur 10 objekte të tillë në të cilat aktualisht pylli mungon por që historikisht pylli ka qenë ekzistuar në këto sipërfaqe por faktori njerëzor me veprimet e veta abuzive ka bërë që të zhduken dhe ne duam të rikthejmë pyllin”,- Mihallaq Qirjo, ekspert mjedisi.
Vjosa dhe degët e saj kryesore kanë një gjatësi rreth 400 km, ndërsa janë j ekosisteme të një biodiversiteti të konsiderueshëm dhe janë shtëpia e mbi 1100 llojeve të kafshëve. Parku Kombëtar i Vjosës përbën një resurs të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në jug të vendit.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij