BE dhe NATO dënojnë ashpër sulmin në Rusi ku u vranë 140 persona

23 Mars 2024 | 17:33

Sulmi i mbrëmshëm në periferi të Moskës në Rusi, duket se ka tronditur edhe njëherë botën. Reagime kanë ardhur nga figurat më të rëndësishme të globit të cilët e kanë dënuar me ashpërsi këtë ngjarje të rëndë ku sipas BBC, humbën jetën 133 persona ndërsa janë plagosur mbi 140.

Shefi i politikës së BE-së, Josep Borrell, ka shpërndarë një postim në X, (i njohur më parë si Twitter), duke dënuar “sulmin e urryer të kryer jashtë Moskës mbrëmë”. Ai vazhdon duke thënë se “terrorizmi ka shënjestruar përsëri njerëzit e pambrojtur. Komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i bashkuar fort kundër plagës së terrorizmit”.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen gjithashtu ka “dënuar fuqishëm” sulmin kundër civilëve “të pretenduar nga Shteti Islamik” në një postim në X. “Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe tragjike. “shton ajo

“Ne dënojmë pa mëdyshje sulmet që synojnë pjesëmarrësit e koncerteve në Moskë. Asgjë nuk mund të justifikojë krime të tilla të tmerrshme. Ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e tyre”,-tha zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah në një postim në X.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk , ka thënë në X se vendi i tij “dënon fuqishëm sulmin brutal” dhe shpreson se “kjo tragjedi e tmerrshme nuk do të bëhet pretekst për askënd që të përshkallëzojë dhunën dhe agresionin”.

 Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i Turqisë gjithashtu e ka dënuar ashpër sulmin dhe i ka dërguar ngushëllime “popullit dhe qeverisë ruse”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026