Burg vetëm në fundjavë/ Ndryshimet në Kodin Penal, zbardhen disa nga propozimet
Duket se do të ketë disa ndryshime lidhur me mënyrën se si do të dënohen disa krime.
Në pjesën e përgjithshme të publikuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë përfshihet si risi, dënimi me burg gjatë fundjavës i të rinjve deri në 21 vjeç, për krime që kanë si dënim deri në 3 vjet heqje lirie. Burgu i fundjavës nis të premten në orën 19 dhe përfundon të hënën në orën 9 të mëngjesit dhe zgjat aq sa fundjava kanë tre vite burg.
Në pjesën e bërë publike zyrtarisht nga drafti, për të cilin më herët janë shpallur versione të aktorëve të ndryshëm, përfshihet edhe dënimi me gjobë dhe kalimi në favor të shtetit I vlerave nga 100 mijë deri në dhjetë milionë për krime dhe nga 50 mijë deri në 3 milionë për kundravajtje.
Në kod ashpërsohet qëndrimi ndaj funksionarëve që kryejnë krime, të cilëve ju hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike deri në 20 vjet.
Ky dënim plotësues jepet ndaj funksionarëve që dënohen nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, kurse ata që dënohen deri në tre vite burgim ju hiqet kjo e drejtë 5 deri në 15 vjet. Kodi aktual është miratuar në 1995 dhe në vazhdim është amenduar 30 herë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut