Apeli i GJKKO merr vendimin për Berishën, rrëzon kërkesën

25 Mars 2024 | 15:41

Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha duke rrëzuar kërkesën e bërë më herët që atij t’i mundësohet marrja pjesë në seancat plenare.

Sipas avokatit të tij Genc Gjokutaj tha “ata nuk pranojnë në mënyrë absolute, kërkojnë që të trajtohet si një njëri i thjeshtë pa marrë parasysh mandatin e tij”. Avokati shtoi se ky vendim ishte i pritshëm.

“Ky është një ogur i zi për drejtësinë dhe për shoqërinë, sidomos për rastin konkret për të cilin flasim. Të tallesh me mbrojtjen me insituttin e mbrojtjes, me institutin e mbrojtjes, me kushtetutën e Shqipërisë, të tallesh me ligjin procedurial penal dhe të thuash nga ora 9-10 hajdeni në 3 e gjysmë e të japësh dispozitivin në vendim të paarsyetuar, këta kanë një guxim të çartur.

Ne e prisnim këtë rrëzim, sot u vërtetua shkelmimi i Kushtutës nga Gjykata e Apelit, këta kanë shkelur kushtetutën e Shqipërisë sepse zoti Berisha nuk është një punëmarrës, ai trajtohet nga Kushtetuta e Shqipërisë në rastet kur mandati mbaron apo ndërpritet. Kërkesa për dhënien e lejes për të vajtur në Kuvend është një kërkesë e pjesshme”,- tha për mediat Genc Gjokutaj.

I pyetur nëse ia rrezikon ky vendim mandatin e deputetit ish-kryeministrit Berisha, avokati Gjokutaj u përgjigj:

“Në pikën e fundit të dispozitës flitet për mbarimin e mandatit. Zoti Berisha nuk mungon në Kuvend pa arsye, dispozita kërkon arsyen. Nëse do të quhet arsye çartja e SPAK-ut atëherë do të shikojmë se çfarë do ndodh”,-tha avokati Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026