Aksident në Elbasan/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë

25 Mars 2024 | 19:06

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Elbasan, në rrugën “Zogu i parë”kur drejtuesi i automjetit B.Rr., i moshës 46-vjeçare ka përplasur një të moshuar 80-vjeçar ndërkohë që ky i fundit po lëvizte me biçikletë.

I moshuari është shoqëruar menjëherë për në spital, ai ka marrë asistencë mjekësore dhe sipas informacionit të ardhur nga policia është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është  jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026