Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro.
Ai tha se shpreson që tokat t’u kthehen shqiptarëve pasi kjo është gjëja që përbën interesin kryesor. Sipas tij do duhej që në Shqipëri të kishim dënime më të ashpra për personat që kryejnë vepra të tilla penale, e jo vetëm burgim me 2-3 vite.
Burimi u shpreh se persona të tillë duhet të preken në “kuletë”, pasi sipas tij burgu nuk u bën asgjë, ndaj u shpreh se Jorgo Goros i duhen sekuestruar të gjitha pasuritë.
“Shpresoj që jo SPAK por gjykata kombëtare këto prona t’ua kthejë shqiptarëve. Mua nuk më intereson dënimi i Goros, po më intereson që shqiptarët të kompensohen.
Prandaj sot e quaj tragjike që SPAK merret më shumë me histori të para 15 viteve, të Klubit Partizani që në fund të fundit ishte tokë pronarësh privat dhe nuk merret sot me këto gjëra që janë tepër të rëndësishme për shqiptarët, që janë aktuale, vjedhjen e pasurive aktuale. Këto pasuri duhet ti kthehen popullit shqiptar”,-tha Burimi duke u shprehur se ai pret një kundër reformë në drejtësi.
“Pres që t’i kompensojnë shqiptarët nga xhepi i tyre. Nuk është burgu që i vret këta, në kuletë t’i vrasim. Jorgos ti sekuestrohen të gjitha të mirat materiale dhe ai të punojë deri ën fund të jetës për të larë shqiptarët. Se në Shqipëri janë mësuar njerëzit të hanë 2 vite burg, apo edhe më pak. Kush është i që nuk i bën dy vite burg? jo mor jo të preken në ekonomi”,-tha Jorgo Goro.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
Mësuesit paralajmërojnë protesta, Mehmeti: Skllevër të shtetit! SMIP, për t’i lodhur
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve