Shala: Incidentet serbe mund të marrin përmasa, serbët brenda Kosovës të rrezikshëm
Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se mundësitë që Serbia të sulmojë nga jashtë Kosovën janë shumë të vogla, pasi Kosova është nën mbrojtjen e NATO dhe KFOR.
Sipas tij, problem do të jenë provokimet e brendshme nga njerëz që punojnë për shërbimet sekrete serbe që mund të shkaktojnë incidente.
“Rusia po kërkon të hapë një problem në Ballkan që të shpërqendrohet vëmendja, edhe Banjska është pjesë e këtij skenari. Në rastin e Kosovës nuk kanë çfarë bëjnë, por mund të stisin incidente të tjera. Pas deklaratës së Vuçiç ka një deklaratë të ambasadorit të SHBA në Kosovë që thotë se siguria e Kosovës nuk diskutohet. Problem do jenë provokimet e brendshme, njerëz që punojnë për shërbimet sekrete serbe mund të provokojnë incidente. Incidentet sporadike deri tani janë mirëmenaxhuar nga policia e Kosovës dhe nga agjenci të tjera që shkëmbejnë informacion. Është shumëfishuar forca ushtarake por dhe burimet e informacionit. Do dështojnë në përpjekjet e tyre”, tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh