Gazetarja: Çfarë ka ndodhur brenda burgut 313 ku po qëndron Jorgo Goro?
Ish-kryetari i bashkisë Himarë Jorgo Goro i arrestuar disa ditë më parë akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë.
Ai u arrestua disa ditë më parë ndërsa sot është transferuar në spitalin e burgut pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Gazetarja Anduena Llabani tregoi në emisionin Now në Euronews Albania paraburgimi 313, ku janë çuar edhe shumë zyrtarë të lartë të arrestuar për afera të ndryshme, është i vjetër dhe ka mungesë të theksuar infrastrukture.
Kjo, sipas saj ka bërë që vazhdimisht zyrtarët e arrestuar të ankohen se kanë probleme me shëndetin dhe kanë kërkuar transferim në spitalin e burgut.
“Te 313 është një institucion që ka shumë vite si godinë, ka mungesë të dhomave me ajrosje, ka mungesë infrastrukture, një pjesë e zyrtarëve që nuk e kanë menduar se do përfundojnë ndonjëherë aty, kanë probleme me frymëmarrjen. Një gjë e tille i ndodhi Breçanit, dhe rasti i tij me sa di unë është i vërtetë. Avokati i Goros më ka thënë se klienti i tij nuk i kishte paraqitur probleme shëndetësore dhe transferimi i tij është bërë pas kërkesës që personalisht ka bërë te administrata e burgjeve”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër