“Dua që produkti të ketë markën time”-fermeri nga Lushnja që shet fara bujqësore

28 Mars 2024 | 09:40

Fermeri Franc Kaloshi i ftuar këtë të enjte në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se shteti nuk i ndihmon në punën e tyre.

Ai theksoi se prodhon fara bujqësore, por megjithatë shteti nuk i jep një çertifikatë për këtë pasi sipas tij, duan që të shesin farat që importohen.

Mes tjerash nënvizoi se dëshira e tij është të krijojë një markë.

“Facebook e aplikoj shpesh por te ne duhet të jetë më e madhe prezenca e faktorit shtet, sepse në rast se ne  do kishim mundësi që këto produkte që i reklamojmë në faqet e internetit duhet të ishin të ambalazhuara, të certifikuara, duhet të kishin një emër, një target një origjinë nga vijnë, që çdo  klient që merr produktin të jetë në dijeni se nga vjen ky produkt. Fermeri të ketë identitetin e vet. Unë dua që produktet e mia që shes t’i kem të certifikuara. Unë prodhoj fara. Nuk më ka ndihmuar njeri. Shteti nuk më ka dhënë një çertifikatë për farat që prodhojë unë sepse duan që të shiten farat e importit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026