“Plazhi i Vjetër” në Vlorë i tejndotur, kanalet e ujërave të zeza derdhen në det

28 Mars 2024 | 18:10

Vetëm 2 minuta larg qendrës së qytetit bregdetar ndodhet rruga ‘Yzeri Skendaj’ dhe një kanal i ujërave të zeza i cili derdhet në det.

Banorët ankohen vazhdimisht për ndotjen e shkaktuar prej vitesh.

“Pislleku më i madh që është, shkarkohen direkt banjat e pallatit e të disa shtëpive drejt e këtu, mushkonja, miza, era”, tha një grua.

“S’ka nevojë për koment, kryesore është kanali, është për të vënë duart në kokë”, tha një tjetër i intervistuar.

“Vin turisti këtu ikën me vrap”, tha një i intervistuar.

Në afërsi të Portit, Plazhi i Vjetër në Vlorë një pikë turistike në zhvillim, ndotet prej dekadash nga derdhja e ujërave të zeza, ku përveç shëndetit të vendasve, lë një impakt negativ në turizëm duke tërhequr edhe vëmendjen e të huajve.

“Uji shumë i pisët, kjo me siguri shkon në det”, tha një shtetas italian.

Ky kanal i ujërave të zeza përshkon 40 banesa në lagjen Kume të Vlorës, ndërsa ndotja që krijohet përgjatë vijës bregdetare vihet re edhe me sy të lirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026