Kthupi: PS e Rithemelimi s’e duan Reformën Zgjedhore, s’donin produkt nga Komisioni

28 Mars 2024 | 20:25

Sekretari për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, është shprehur se Partia Socialiste dhe Rithemelimi nuk e duan Reformën Zgjedhore.

Komentet Kthupi i bëri në Euronews Albania, ku tha se të 2 palët bënë kompromis që të bëjnë një Reformë Zgjedhore të përbashkët.

Ai tha gjithashtu se mazhoranca përdori Rithemelimin për të ngritur një strukturë të re, që të minonin punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi sipas tij, nuk donin që ky komision të kishte produkt.

“Ne kemi shkuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore me propozimet tona. Propozime që i kemi diskutuar publikisht sa kemi pasur mundësi. 2 palët e tjera, bënë një kompromis që të bëjnë një reformë zgjedhore të përbashkët.

Për të arritur te ftesa e Bardhit, ke një marrëveshje paraprake mes Rithemelimit dhe PS për të ndryshuar, jo për të vijuar më me Komisionin e Reformës Zgjedhore, por për të krijuar një institucion tjetër. Nuk i kishte skaduar afati ende komisionit. Nuk donin që të kishte produkt Komisioni. Këtu nis gjithçka.

Maxhoranca nuk ka interes të bëjë reformë zgjedhore. E keni të deklaruar nga kryeministri që nëse nuk gjendet një konsensur dhe konsensusi nuk mund të gjendet me zor, duhet vullnet mes palëve. Ne kishim propozimet tona në komision, mazhoranca nuk kishte propozime.

Mazhoranca përdori Rithemelimin për të ngritur një strukturë të re. Kur ti ngre një strukturë brenda Kuvendit, duhet një vendim i Kuvendit për ta ngritur atë. Pse u ndërtua një ngup i veçantë me një marrëveshje mes 2 palëve”, tha Kthupi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026