Basha takon Varhelyi-n: Prioritet, Reforma Zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit

28 Shkurt 2024 | 19:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Përmes një postimi, Basha ka zbardhur detaje nga takimi, ku sipas tij, u diskutua për prioritetet e PD-së, reformën zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit.

Basha shtoi se përmes propozimeve për reformën zgjedhore, PD synon ti japë qytetarëve të drejtën ti zgjedhin ata deputetët e tyre përmes listave të hapura.

Postimi i kryetarit të PD:

Kënaqësi të bisedoja sot me Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Diskutuam mbi prioritetet e Partia Demokratike e Shqipërisë, reforma zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit. Për PD kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të japë llogari para drejtësisë. Për këtë arsye

PD është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Përmes propozimeve për reformën zgjedhore PD synon ti japë qytetarëve të drejtën ti zgjedhin ata deputetët e tyre përmes listave të hapura. Barazia e votës përmes krijimit të një zone zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e diasporës janë të tjera propozime përmes të cilave ne synojmë ti kthejmë besimin shqiptarëve tek zgjedhjet dhe ti japim fuqi zërit të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026