Debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar sot agjendën zyrtare për sesionin pranveror, ku është konfirmuar edhe diskutimi për anëtarësimin e Kosovës.
Sipas kësaj agjende, debati do të mbahet më 18 prill, nga ora 10:00-12:30, dhe aty do të prezantohet raporti nga raportuesja për Kosovën Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko-Rolfo nga Monako.
Pas debatit, pritet të ketë votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodhë në maj në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës do të jetë përcaktues nëse vendi do të anëtarësohet në KiE, shkruan KosovaPress,
Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë.
Opinioni i Bakoyannis kërkon largimin e fusnotës nga denominimi i Kosovës, e cila është përdorur që nga viti 2008 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet, sipas nenit 4 të Statutit të KiE, dhe jo si vend, sipas nenit 5. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk