Gazetari shqiptar: Greqia jep 2000-2500 € kur një grua lind fëmijë

29 Mars 2024 | 08:25

Statistikat e vitit të fundit tregojnë 20 vendet me normat më të ulëta të fertilitetit, konkretisht në vitin 2023.

Në vitin 2023, norma e fertilitetit në Tajvan vlerësohej të ishte 1,09 fëmijë për grua, duke e bërë atë normën më të ulët të fertilitetit në mbarë botën.

Edmont Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se Greqia jep 2000-2500 € kur një grua lind fëmijë si një masë për të stimuluar rritjen e lindshmërisë.

“Greqia ka pasur politika të shumta ndihmuese, kriza ekonomike e dëmtoi, ezauroi gjithçka. Ka një ndryshim në këtë drejtim, janë hartuar disa politika sociale që u ofrojnë ndihmë nënave që lindin me ndihma nga 2000 në 2500 euro. Ka disa lehtësira që në perspektivë duken pozitive dhe premtuese për familjet e reja që duan të sjellin në jetë fëmijë, siç është mundësia e marrjes së një kredie për blerjen e shtëpisë së parë. Por ka disa kushte dhe kritere, shtëpitë duhet të jenë në zona të caktuara për të rritur numrin e popullsisë në këto zona, pasi Athina është e mbipopulluar”, tha Guri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024