Mbështetësi i Belerit: Çohemi në revoltë se kërkojmë të drejtën e votës së 14 majit

29 Mars 2024 | 12:06

Mbledhje e këshillit Bashkiak të Himarës, ku pritet të caktohet drejtuesi i ri i bashkisë së këtij qyteti, u shoqërua me përplasje dhe tensione mes mbështetësve të Fredi Belerit dhe efektivëve të policisë.

Në një prononcim për Euronews Albania, banori i Himarës, Vasil Lapa, kërkoi që në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës të mos marin pjesë drejtuesit politik të Partisë Socialiste.

Ai tha se mbështetësit e Belerit ngrihen në revoltë pasi kërkojnë të drejtën e votës që kanë hedhur më 14 maj.

“Ne ngrihemi në revolt se kërkojmë të drejtën e votës që kemi hedhur në 14 maj të vitit 2023. Nuk pranojmë dallaveret e pushtetarëve që të na marrin të drejtën e votës tonë. Vota e popullit nuk duhet të mohohet padrejtësisht. Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak çfarë pune kanë drejtuesit e partive politike që vijnë këtu. Përse vijnë? Që të vendosin veton siç e kanë bërë në çdo vend? Këtë ne nuk e pëlqejmë dhe nuk e pranojmë si popull. Ne kërkojmë drejtësi që të shkojmë në rrugën evropiane si gjithë bota, ne nuk kërkojmë dallavere, ne kërkojmë pastërti si e gjithë bota”, tha banori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026