Turistë nga e mbarë bota në Durrës, e preferojnë për ushqimin dhe klimën e ngrohtë
Shumë turistë të huaj kanë zgjedhur Durrësin për të kaluar ditët e pushimit të Pashkës dhe jo vetëm.
Të ardhur nga Polonia, Norvegjia, Afrika e shumë vende të tjera të botës, turistët thonë se Shqipëria është për ta një nga destinacionet më interesante për t’u vizituar.
“Ne kemi pashkët në Poloni dhe menduam të vijmë në Shqipëri për të kaluar pushimet. Këtu çdo gjë është shumë mirë, kushtet moti plazhi. Çmimet janë të mira dhe ushqimi është shumë i shijshëm”,-tha turisti.
“Unë vij nga Norvegjia. Kemi dy ditë që jemi këtu dhe do rrimë edhe dy ditë të tjera. Këtu ka mot shumë të mirë, plazhi dhe deti janë fantastike. Çdo gjë është e mrekullueshme”, -u shpreh një turist.
“Unë vij nga Norvegjia dhe më pëlqen shumë këtu. Ushqimi është i mirë, është ushqim mesdhetar. Çmimet janë të mira, duke i krahasuar me Norvegjinë, shumë më lirë, ndërsa me Spanjën jo dhe aq në fakt”,-tha një tjetër.
Nga përgatitjet dhe rezervimet që janë bërë në Durrës deri në këtë periudhë të vitit, ky sezon pritet të jetë shumë i suksesshëm, duke tejkaluar shifrat e një viti më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar