Përplasjet për Himarën, Deputeti i PS i jep zgjidhje Belerit në tavolinë: Nëse do…
Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca tha në “Now me Erla Mëhillin”, se Fredi Beleri nuk është rasti i parë i një kryebashkiaku që vihet para drejtësisë, apo burgoset pasi sipas tij ka pasur raste kur janë shkarkuar kryebashkiak në detyrë për t’u përballur me drejtësinë.
Ndreca tha gjithashtu se ka një zgjidhje kushtetuese që Beleri mund të bëjë në këtë situatë, e sipas tij kjo do të ishte dorëheqja.
“Ka një zgjidhje kushtetuese, kjo është dorëheqja. Mund të jepte dorëheqjen e ti jepte një zgjidhje kushtetuese. Por në kushtet ku është kur ka një vendim të gjykatës dhe nëse s’gabohem, ka disa vendime të gjykatës që kanë lënë atë masë sigurie që ka sot zoti Beleri.
Masa që ai ka është konfirmuar disa herë me vendim gjykatë, në këto kushte është e pamundur që ai të betohet, e për rrjedhojë duhet të ketë një zgjidhje ligjore që Bashkia Himarë, të qeveriset. Zgjidhja buron nga një organ i zgjedhur që është këshilli bashkiak.
Në këtë vakum drejtimi sigurisht që kjo është një zgjidhje që qytetarët e bashkisë të marrin shërbimet apo të administrohen në mënyrë të zakonshme nga një kryetar në detyrë, jo i zgjedhur”,-tha Plarent Ndreca.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet