Interi me hap kampioni, Bolonja blindon zonën “Champions”

2 Prill 2024 | 12:59

Interi ka konfirmuar se nuk ka rivalë në kampionatin italian këtë sezon, ndërsa vijon të thellojë hendekun me vendin e dytë që mbahet nga Milani. Zikaltrit rrëmbyen fitoren e radhës në Serinë A, ndërsa mposhtën Empolin në shifrat 2-0. Ekipi i Simone Inzaghit ishte dominues ndaj kundërshtarit thuajse gjatë gjithë përballjes, ndërsa gjeti avantazhin shumë shpejt me mbrojtësin Di Marco. Fraksioni i parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar, ndërsa në të dytin ishte Alexis Sanchez ai që vulosi fitoren 2-0, ndërsa minuta pati dhe për Kristjan Asllanin, që u bë pjesë e sfidës në minutën e 69’.

Kjo ishte fitorja e 25-të e Interit në kampionat, ndërsa mbeten edhe 8 javë deri në përfundim. Një tjetër skuadër që bindi të hënën ishte Bolonja, e cila po blindon dalëngadalë zonën Champions duke u renditur në vendin e katërt, dy pikë pas Juventusit. Të besuarit e Thiago Mottas fituan ndaj Salernitanës së vendit të fundit, duke shënuar 3 herë e mos pësuar asnjë gol. Orsolini, Selemakers dhe Likogiannis ishin autorët e golave, duke regjistruar kështu triumfin e katërt në 5 javët e fundit.

Në sfidat e tjera, Roma u ndal nga Lecce, Cagliari barazoi me Veronën dhe Sassuolo me Udinesen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026