Tabaku mesazh për masakrën e 2 Prillit 1991: Historia është mësuesja jonë më e mire
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka përkujtuar në Facebook masakrën e datës 2 prill 1991, ku katër demonstrues u vranë nga regjimi komunist.
Krahas fotos së shpërndarë me familjarë të viktimave gjatë ceremonisë në Shkodër, Tabaku shkroi se ngjarja e 2 prillit është një ditë kujtese për çmimin e lirisë që është paguar në vite nga shqiptarët për të ndërtuar një Shqipëri jo të izoluar, por të lirë dhe demokratike.
Tabaku u shpreh se kjo qe një “luftë që u fitua falë gjakut të tyre e të përndjekurve politikë, internuarve dhe viktimave të atij regjimi.”
Më pas ajo nënvizoi se historia duhet të jenë një mësim shumë i mirë për këdo dhe rrugë e ringritjes për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.
Postimi i Tabakut:
Heronjtë e 2 Prillit nuk mund të harrohen për sakrificën që treguan përballë regjimit totalitar dhe gjakatar që edhe në fund të jetës përdori dhunën dhe plumbin njësoj si në gjenezë të tij.
Ata janë dëshmia e çmimit të lirisë dhe sakrificës për një Shqipëri që nuk mund të jetë peng i të djeshmes totalitare dhe vrastare. Në nderim të tyre dhe në krah të familjarëve të tyre nderuam me respekt përpjekjen e atyre martirëve që vazhduan luftën kundër komunizmit. Një luftë që u fitua falë gjakut të tyre dhe të përndjekurve politikë, internuarve dhe viktimave të atij regjimi.
Historia është mësuesja jonë më e mirë dhe na tregon rrugën se si duhet të ringrihemi për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Shqipëri si gjithë Europa.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush