Ligji për marrjen e nështetësisë/ Taulant Balla: Të hiqet testi i gjuhës shqipe

2 Prill 2024 | 14:27

Këtë të martë u mbajt Komisioni për Sigurinë Kombëtare. Në fjalën e tij ministri Taulant Balla propozoi të hiqet detyrimi për të dhënë provimin e gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët e diasporës që duan të marrin nënshtetësinë e Shqipërisë.

Ai tha se nuk ka asnjë kutpim që shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi apo të Maqedonisë, të detyrohen të bëjnë provim të gjuhës shqipe, për të marrë shtetësinë e vendit amë të tyre, pasi siç u shpreh Balla, ata janë lindur shqiptarë, dhe flasin gjuhën shqipe.

Ai propozoi gjithashtu që për raste të veçanta, të talenteve të spikatur, nënshtetësia të mund të jepet edhe para se personi te jetë 18 vjeç.

“Kolegë deputetë jam sot para jush për të kërkuar mbështetjen tuaj për ti dhënë fund një vonese të pakuptueshme që ka të bëjë me një akt për të cilin secili prej nesh duhet të ndiej përgjegjësinë e detyrës që mban. Vlerësoj se ne duhet të heqim menjëherë detyrimin e çdo shtetasi me kombësi shqiptare, që për të marrë shtetësinë e vendit amë duhet të japë provimin e gjuhës shqipe.

Për këtë mendoj se kam mbështetjen tuaj, sikurse në fakt e keni dhënë edhe në votimin në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu kërkoj mirëkuptimin tuaj që për procedurat e dhënies së nënshtetësisë, kur bëhet fjalë për një talent, në futboll, volejboll, apo fusha të tjera, ne të mundësojmë dhënien e nënshtetësisë edhe nën moshën 18-vjeç.

Në këto momente që flasim na dëgjojnë vëllezërit në diasporë, Kosovë, Mal i Zi apo Maqedoni dhe presin që ne të heqim këtë pengesë të pakuptimtë. Ata kanë lindur shqiptarë, flasin gjuhën shqipe, ndaj s’kanë pse të bëjnë provim të gjuhës shqipe”,-tha Taulant Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026