Gjermani| Ndalohet shitja e fanellave, shkak është bërë numri “44”
Tifozët e Gjermanisë të cilët dëshirojnë të bëjnë të tyren një fanellë të kombëtares dhe numri i tyre i preferuar është 4 apo 44, nuk do të mund të blejnë dot në këtë periudhë. Shkak është bërë një vendim i marrë së fundmi nga Federata Gjermane në bashkëpunim me kompaninë Adidas, kjo pasi ngjashmëria e këtyre shifrave është e madhe me atë të simboleve naziste. Bëhet fjalë për luftën e dytë botërore dhe bëmat famëkeqe të ushtrisë së udhëhequr nga Adolf Hitler.
Reagimi në rrjetet sociale ka qenë i madh, kjo pasi tifozët kanë parë fanellën me numrin 4 veshur nga mbrojtësi Jonathan Tah. Fillimisht nuk pati asnjë impakt, por ankesat e mëpashme bënë që kompania dhe vetë federata të reagojnë, duke çuar deri në ndalimin e shitjes së kësaj fanelle.
Kritikat më të mëdha shkuan për kompaninë e Adidas, e cila nëpërmjet një reagimi për të ditur se do të ketë një ridizenjim të tyre, ndërsa Federata Gjermane e Futbollit pohoi se UEFA nuk kishte vënë re asgjë të ndaluar apo të ngjashme me një objekt shqetësues në fanellë. Pavarësisht kësaj deklarate, tanimë gjithçka do të kthehet në fabrikë, aty ku do të prodhohen fanellat me nurmat e rinj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut