Si futen klandestinët në Shqipëri? Gazetari: 7 mijë euro për të kaluar
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku për pasojë kanë humbur jetën 8 shtetas. 7 nga viktimat janë nga vendet e treta dhe viktima tjetër, drejtuesi i automjetit nga Shkodra.
Gazetarit Blerim Kore në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now” në Euronews Albania, tregoi se si futen emigrantët në Shqipëri, ndërsa shtoi se për të shkuar në vendet e BE, ata paguajnë deri në 7 mijë euro.
“Të 7 viktimat kanë qenë klandestinë nga vendet e treta. Kemi klandestinë nga Siri, nga Palestina, nga Afganistani që vijnë ilegalisht në Greqi dhe nëpërmjet vijës së gjelbër së kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë kalojnë ilegalisht në vendin tonë. Kuptohet që destinacioni përfundimtar nuk është në vendin tonë, por vendet e BE. Këta njerëz kalojnë përmes kufirit me këmbë dhe automjete të caktuara të trafikantëve i presin anës rrugës kombëtare ku këta emigrantë hyjnë dhe udhëtojnë ose në drejtim të Kosovës ose në drejtim të Malit të Zi, kundrejt shumave respektive. Emigrantët për të kaluar drejt vendeve të BE, shpenzojnë rreth 7 mijë euro”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)