Zjarrfikësi i Përmetit: Makina fluturoi në Vjosë, s’mund të dilnin gjallë 8 viktimat
Shefi i sektorit të Zjarrfikëses në Përmet, Fredi Lipe, ka komentuar aksidentin e ditës së djeshme në Këlcyrë, ku humbën jetën 8 persona.
Në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Lipe tha se makina kishte fluturuar nga një lartësi e madhe dhe ishte rrokullisur disa herë, përpara se të përfundonte anës Vjosës, çka sipas tij, e bënte të pamundur që ndonjë prej viktimave të shpëtonte.
Ai tha gjithashtu se kur shkuan në vendngjarje, vetëm dy prej trupave të pajetë ishin brenda makinës, ndërsa të tjerët ishin të shpërndarë jasht saj, si pasojë e goditjes.
“Njoftimin zyrtar e kemi marrë rreth orës 04:10 nga komisariati i Policisë. Mënjëherë nisëm makinën e turnit zjarrfikës. Më pas duke parë që situata ishte e rëndë nisa dhe një makinë tjetër, shkova edhe vetë bashkë me komandantin e repartit, në ndihmë të zjarrfikësve të Këlcyrës.
Në automjet ne gjetëm vetëm 2 trupa, ndërsa trupat e tjerë ishin të shpërndarë jashtë makinës, i kishte nxjerrë jasht makina nga goditja.
Nga mënyra si kishte rënë makina, distanca e fluturimit në ajër, rrotullimet në tokë, ishte thuajse e pamundur të shpëtonin njerëzit, edhe me rripa sigurimi të ishin. Makina kishte fluturuar rreth 100 e ca metër me shpejtësi të madhe derisa kishte rënë anës lumit Vjosë”, tha Lipe.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)