Bardhi: Dua interpelancë me Ramën, hetimi për ‘Xibrakën’ të jetë i plotë

3 Prill 2024 | 15:17

Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat është shprehur se ka thirrur kreun e qeverisë Edi Rama në interperlancë në lidhje me çështjen e “Xibrakës”, ku sipas Bardhit, i përfshirë është dhe vëllai i kreut të qeverisë së vendit tonë.

Ai theksoi se do të dijë nëse Rama ka marrë informacion nga policia e shtetit për përfshirjen e vëllait të tij në laboratorin e drogës.

Mes tjerash ai nënvizoi se për këtë çështje hetimi duhet të jetë i plotë.

“Unë Ramën e kam thirr në interperlancë për të informuar opinionin publik, nëse nga policia e shtetit, apo shërbimet sekrete, shqiptare apo të huaja, ka marrë apo jo informacion përfshirjen e vëllait të tij në laboratorin e drogës në Xibrakë apo për shoqërimin e vëllait të tij, me personat kyç të përfshirë të arrestuar në laboratorin e Xibrakës. Kjo është një çështje e drejtësisë, dënimi apo fajësia e një personi që kryen një krim. Këtë e kam denoncuar me dokumente. Ai denoncim i imi është shoqëruar me thirrjen për drejtuesin e prokurorisë për të rihapur procedimin penal. Hetimi për laboratorin e Xibrakës të jetë i plotë dhe t’i shkohet deri në fund”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026