Jetëgjatësia rritet me 6.2 vite që nga viti 1990
Jetëgjatësia është rritur me 6.2 vite që nga viti 1990 pasi shkaqet kryesore të vdekjes si infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, goditjet në tru dhe sëmundjet ishemike të zemrës janë trajtuar. Ky studim është botuar në “The Lancet”.
Sidoqoftë, menaxhimi i dobët i pandemisë Covid-19 “kufizoi” përparimin në shumë vende. Rajoni që përfshin Azinë Juglindore, Azinë Lindore dhe Oqeaninë pati rritjen më të madhe të jetëgjatësisë midis viteve 1990 dhe 2021, duke shënuar rekordin me 8.3 vite.
Në këto vende ra vdekshmëria nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes, goditjet në tru, infeksionet, por edhe mënyra sesi menaxhuan pandeminë e koronavirusit. Azia Jugore pati rritjen e dytë më të madhe në jetëgjatësi (7.8 vjet).
Studimi, i kryer nga Instituti i Pavarur i Kërkimeve Amerikane për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit, gjithashtu thekson sesi Covid-19 ka ndryshuar rrënjësisht 5 shkaqet kryesore të vdekjes për herë të parë në 30 vjet. Për herë të parë, pandemia u bë “vrasësja” kryesore.
Rajonet më të prekura nga pandemia Covid-19 ishin Amerika Latine dhe Karaibet, si dhe Afrika Sub–Sahariane. Së fundi, studimi nxjerr në pah kërcënimet e reja nga sëmundjet jo të transmetueshme, si diabeti apo dhe sëmundjet e veshkave, të cilat janë në rritje në çdo vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City