Pedagogia me shami: Jam ndier e diskriminuar në aspektin e punësimit
Pedagogia Malvina Tafçiu (praktikante e fesë Islame) është shprehur se është përballur me diskriminimin në ambientet e punës.
Komentet Tafçiu i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në hapësira akademikësh, ku ajo ka aplikuar, është ndierë e diskriminuar, por shtoi se falë këmbënguljes së saj, ia ka arritur qëllimit.
Ajo shtoi se bullizimi dhe diskriminimi nuk prek vetëm rrjetet sociale, ose një fushë-veprimi të caktuar, por shtrihet kudo në shoqëri.
“Nuk jemi këtu për t’u ndier të viktimizuara, por e vërteta është e tillë, që jam ndier dhe ndihem e diskriminuar vetëm në aspektin e punësimit. Në hapësira akademikësh, ku unë kam aplikuar, por këmbëngulja ime ka qenë e tillë, që kam kërkuar të drejtat e mia. Kjo është një e drejtë që më takon për sa kohë ma jep ligji.
Nëse do i qasem këndvështrimit tim, kanë më tepër akses edhe për ta shpalosur veten, edhe meqë janë të pakta në numër në rrjetet sociale dhe ti ke hapsira mjaftueshëm për të dhënë më të mirën e mundshme. Por thashë që bullizmi nuk prek vetëm rrjetet sociale, por prek gjithandej, nuk njeh status”, tha Tafçiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut