Politikani serb: Vuçiç është pajtuar për pranimin e Kosovës në KiE
Kryetari i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë”, Nemanja Sharoviç, ka thënë sot se presidenti i Serbisë është pajtuar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Politikani Sharoviç tha për agjencinë Beta se Vuçiç është pajtuar për pranimin e Kosovës në KiE me kusht që të formohet Asociacioni.
“Duke pranuar planin franko-gjerman dhe udhërrëfyesin e Ohrit, Vuçiç u pajtua për hyrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është pasojë logjike e politikës së Vuçiçit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “Ajo që po bën Vuçiç sot është vetëm kontroll i dëmit mediatik, sepse për shkak të marrëveshjes së Serbisë, pranimi i Kosovës në KiE u përkrah edhe nga vendet që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës”, ka vlerësuar Sharoviç.
Ai ka thënë se në Këshillin e Evropës Serbia “ka rënë” në katër vota (dy nga Serbia dhe nga një nga Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi) dhe se nuk mund të pengohet pranimi i Kosovës në atë organizatë.
“Vuçiç ka përgjegjësinë më të madhe për pranimin e Kosovës në KiE, sepse ua ka premtuar shefave të tij nga Perëndimi. Që nga viti 2012, ai në vazhdimësi ka zbatuar politikën e tradhtisë së interesave kombëtare serbe dhe heqjes dorë nga autoriteti shtetëror në Kosovë e Metohi. Vuçiqit i intereson vetëm se si ta ruajë pushtetin e tij, ndërkohë që serbët në Kosovë janë krejtësisht të harruar për të”, ka thënë Sharoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik