Futbollisti i njohur i Arsenalit i gatshëm për të luftuar në Ukrainë
Oleksandr Zinchenko, futbollisti i njohur i Arsenalit, ka deklaruar se është i gatshëm të largohet nga Britania e Madhe për të luftuar në Ukrainë.
Zinchenko thekson se do të përgjigjet pozitivisht nëse thirret për të luftuar për vendin e tij të lindjes.
27-vjeçari tregon se që nga pushtimi i Rusisë në 2022, ai ka dhuruar mbi 1 milion £ për të ndihmuar njerëzit në vendin e tij, duke shtuar gjithashtu se nuk do të hezitonte asnjë moment për të shkuar për të luftuar.
Në shkurt, presidenti Zelensky tha se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë gjatë pushtimit të Rusisë dhe dhjetëra mijëra civilë kishin vdekur në zonat e vendit të pushtuara nga Moska.
Mbrojtësi i Arsenalit shtoi gjithahstu se njeh qindra fëmijë, prindërit e të cilëve kanë vdekur në luftë.
“Unë kam një ëndërr që kjo luftë do të përfundojë shumë, shumë shpejt dhe ne mund ta rindërtojmë Ukrainën tonë ashtu siç dëshirojmë me të vërtetë.”- shprehet Oleksandr Zinchenko.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West