Spahiu: Pazaret Berisha-Rama gjithmonë fillojnë me amnisti për njëri-tjetrin

5 Prill 2024 | 16:39

Analisti Kreshnik Spahiu, është shprehur se dakordësia për amnistinë penale është reflektim mes PS dhe Rithemelimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se janë aleancë kundër SPAK duke nënvizuar se nga amnistia përfitojnë zyrtarët e dënuar me formë të prerë nga GJKKO.

“Juridikisht ka disa aspekte pozitive, politikisht është tërësisht negative. Në çdo shtet amnistitë konsiderohen si lehtësi ekonomike. Mesa duket kodi penal është shumë i ashpër për disa vepra penale të cilat shoqëria mund të përfitojë më shumë përmes gjobave. Do thosha se ky është reflektimi dhe pazari i parë i  dy partive kryesore. Mendoj se ky është reflektimi i frutave të cilave ndodhen në marrëveshjen e tyre, Rithemelimi dhe PS. Sipas disa shkrimeve, disa vepra penale  që lidhen me korrupsionin dhe me subjekte të caktuara, përfitojnë nga kjo amnisti. Është një pazar politik dhe para një aleance anti-SPAK. Target-grupi përfitues janë të gjithë zyrtarët që janë dënuar me vendim të prerë të GJKKO”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024