“Martinaj është jashtë loje”, Hoxha: Ky grup u shpërbë, rishpërndarje e re e basteve

6 Prill 2024 | 13:35

Gazetari Artan Hoxha tha se situate në terren tregon se organizata e drejtuar nga Ervis Martinaj, është shpërbërë.

I ftuar në një  një intervistë për Euronews Albania se do të bëhet një rishpërndarje e atyre që do të drejtojnë bizneset e basteve në Shqipëri, të cilat dikur drejtoheshin kryesisht nga grupi i Ervis Martinaj.

“Edhe mediat janë fokusuar më tepër te pjesa se çfarë ndodhi me Ervis Martinaj. Kurbini heton çështjen për rrëmbimin, zhdukjen dhe eliminimin fizik të Ervis Martinaj, ndërkohë SPKA-u e ka nën hetim për disa procese të nisura nga “Plumbi i artë”, një strukturë heton sikur ai është gjallë, tjetra heton sikur ai është dëmtuar vetë.

E rëndësishme është situata në terren. Në terren një nga operatorët më të rëndësishëm të 10 viteve të fundit është tashmë jashtë loje. Kjo dëshmohet qartë. Ky operator, kjo organizatë, është shpërbërë.

Jemi në fazën ku ligji për lojërat e fatit sapo hyn në veprim dhe tashmë do të bëhet një rishpërndarje e re e asaj që edhe kur ishte e legalizuar edhe kur ishte e paligjshme, kontrollohej një pjesë e mirë nga kjo organizatë që drejtohej nga Ervis Martinaj. Unë besoj për të shpjeguar një pjesë të mirë të ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë duhet të nisemi nga këto që nuk i kemi zbuluar dot”,-tha Artan Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026