Artan Hoxha zbulon se si hyri arma në burgun e Peqinit: Ja si i shpëtoi kontrollit
“Arma është futur me anë të një pajisje elektroshtëpiake dhe nuk e ka marrë Mjacaj”, kështu tha në një intervistë për Euronews Albania gazetari Artan Hoxha.
Duke folur për një komunikim që gazetari ka pasur me një të dënuar në të njëjtin sektor në burgun e Peqinit ku ndodhi edhe ekzekutimi i Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, gazetari ka zbuluar një skemë se si mund të jetë futur arma. Ai tha gjithashtu se armën fillimisht nuk e ka marrë Mjacaj, por një tjetër i dënuar i rëndësishëm.
“Në rastin konkret si ka hyrë arma? Nga ato që më ka thënë i dënuari që unë kam komunikuar para se të ndodhte ngjarja, është që me një pajisje elektroshtëpiake, të burgosurve u lejohet të kenë pajisje, por këto ata i porosisin dhe ose blihet nga stafi i burgut ose kontrollohet me imtësi. Një pajisje e cila është futur, por nuk e ka marrë Sokol Mjacaj, atë e ka marrë dikush tjetër.
Nuk po e them është frigorifer apo mikroval, por është një pajisje në të cilën është futur pistoleta. Prandaj them unë se kjo është e paramenduar por e përshpejtojë vendimi i publikuar dje, që ai do çohej në 41 bis. Ai vendim ka bërë që ai të shpejtojë, sepse atij i është bërë pagesa për atë punë.
Ai nuk ka dashur të humbasë këtë mundësi, se nuk ka se si të bëjë para ndryshe një i burgosur me burgim të përjetshëm. Arma është futur me një pajisje elektroshtëpiake dhe nuk ka shkuar për Sokol Mjacajn, por për një të dënuar tjetër shumë të rëndësishëm. Deri më tani është një emër i dyshuar, ai është përfshirë edhe në arratisjen e burgut të Drenovës”,-tha Artan Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve