“Politika i çon vendet drejt konflikteve”, Jauri: Ballkani, pika e dobët e Evropës
Ermal Jauri, drejtor i George C. Marshall Albania tha në një intervistë për Euronews Albania se “bota po përgatitet për luftë”. Sipas tij kërcënimet janë bërë shumë të shumta dhe situatat ndryshojnë shumë shpejtë, por theksoi ai është politika ajo që i çon popujt drejt luftrave.
Jauri tha se nuk mendon se Shqipëria do te përballet me një luftë të armatosur frontale, por theksoi se gjithsesi Ballkani Perëndimor, është hallka më e dobët e Europës, e si e tillë do të goditet më shpejt në rast se ka interes për të krijuar destabilitet.
“Jemi përball disa kërcënimeve që nuk janë më ato klasiket. Në Ballkan kemi kërcënime etniko-politik të jashtëzakonshëm. Ne nuk kemi kërcënim etnik në Ballkan, populli shqiptar nuk ka asgjë me popullin serb e as e anasjellta. Është politika ajo që i çon popujt në përplasje.
Është politika që krijon situate si sulmi terrorist në Kosovë, për të cilin as sot e kësaj dite nuk kemi reagim nga pala serbe për të pranuar atë që ndodhi.
Unë kurrsesi nuk mendoj se të paktën Shqipëria do të kishte një konflikt të armatosur frontal, sikurse po e shikojmë në konfliktin Rusi- Ukrainë, por të mos harrojmë se rajoni i Ballkanit është pika me e dobët e Evropës dhe çfarëdolloj situate fillon nga rajoni i Ballkanit Perëndimor”,-tha Jauri.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës