Amnistia penale, avokati: Të përfshiheshin dhe kultivuesit e kanabisit
Temë e emisionit Review në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte kalimi në parlament i ligjit për amnistinë penale.
I ftuar në studio, avokati Bledar Meminaj tha se amnistia duhet të përfshinte dhe disa nene të kultivimit të kanabisit.
Meminaj e argumentoi propozimin e tij me faktin se shumica e kultivuesve të kanabisit të arrestuar nuk janë krerët e bandave por të moshuar që e kanë bërë atë punë kundrejt pagesës.
“Duhet të ishin marrë me shumë vepra të tjera penale siç është kultivimi i kanabisit. Duke parë në gjithë kronologjinë e ngajrjeve në vendin tonë që kultivuesit kanë qenë o njerëz në nevojë dhe të moshuar dhe jo krerët e organizatave kriminale. Aq më tepër që duam të aderojmë dhe në legalizimin e kanabisti. Këto vepra duhet të ishin amnistuar për mendimin tim.
Është propozuar dhe një Kod i ri Penal që rrit masën e përdorimit të kanabisit dhe duhet të ishin amnistuar këto vepra penale, si dhe 283-shi, prodhiomi dhe shitja, jo bashkëpunimi. Janë vepra të lehta, pasi shumica janë dënuar me doza të vogla nuk u është faktuar shitja dhe janë dënuar vetëm për mbajtjen e lendës narkotike”, tha Meminaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 16:42 Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 16:41 Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit
- 16:37 Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë