Fermeri nga Vlora: Vjen qumështi nga Bullgaria dhe Hungaria, nuk po shesim tonin

8 Prill 2024 | 07:51

Sot fermerët do jenë përsëri në protestë për çmimin e qumështit dhe për problemet që ata po hasin për ta shitur. Protesta do të organizohet në orën 12:00 në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnjë.

Klajdi Myzeqari, fermer nga Vlora tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se qumështi po vjen nga vende të tjera si Bullgaria dhe Hungaria duke penalizuar prodhimin vendas që po mbetet pa shitur.

“Ka më shumë se një javë që sektori i prodhimi të qumështit është futur në një ngërç sa i përket çmimit të qumështit. Fatkeqësisht është importi që dikton çmimin në tregun shqiptar, pasi nuk kemi një bursë, ndërkohë që kostot e prodhimit të qumështit në Shqipëri ndryshojnë nga vende të rajonit. Vende të tjera mund të dalin me kosto më të lira në prodhimin e qumështit, si Hungaria që ka kapacitet të lartë të prodhimit me kosto më të ulët për shkak edhe të klimës dhe mbështetjes së vazhdueshme të fermerëve me kompensim me 10 lekë për litër. Ne kompensohemi vetëm për numër krerësh dhe naftën”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026