Djegia e makinës së drejtoreshës në Vlorë, flet babai: Hasmëri s’kemi, dyshoj se…
Makina e drejtoreshës së Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko, është djegur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së ditës së diel.
Në lidhje me ngjarjen ka folur dhe babai i drejtoreshës, Muhamet Çota, i cili tregon dinamikën e ngjarjes.
Çota tha se nga kamerat e sigurisë është filmuar një person i maskuar që hyn në garazhin e pallatit, spërkat me benzinë makinën dhe më pas i vendos flakën.
Ai theksoi se vajza e tij nuk ka konflikte me njeri, ndaj dyshon se zjarrvënia e qëllimshme mund të jetë bërë për shkak të detyrës.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 e çerek në mbrëmje. Nga kamerat vërej që futet dikush në ambientet e gazrazhit, i hedh benzinë makinës dhe i vë flakën. Ishte i maskuar, me kapuç dhe kapele gri. Mbaroi punë dhe u kthye andej nga hyri. Na njoftoi një komshi që po konstatoj tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi, morëm dhe një kovë me ujë që të shuanim flakët. Zbresim poshtë dhe shohim makinën. Njoftuam policinë dhe zjarrfikësen, të cilët erdhën në kohë. Makina është e vajzës time. Hasmëri s’kemi, është vetëm për shkak të detyrës”- tha Muamet Çota.
LEXONI GJITHASHTU:
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë