Balluku: Automjetet e rënda s’do lejohen të kalojnë në tunelin e Llogarasë këtë verë

8 Prill 2024 | 14:33

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot punimet në tunelin e Llogarasë dhe rrugët lidhëse me këtë tunel.

Balluku e cilësoi këtë tunel kantierin më të rëndësishëm në vend, ndërsa mori sigurinë e drejtuesve të punimeve se ai do të mbyllet brenda datës 30 qershor siç është premtuar.

Ministrja theksoi se automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohen të kalojnë në këtë tunel gjatë kësaj vere.

“Automjetet e tonazhit të rëndë nuk do kalojnë në Llogara këtë vit, pasi tuneli do të jetë në kolaudim, do kalojnë vetëm makinat e vogla dhe autobusët me turistë. Për sezonin veror do jemi gati për ta dorëzuar, por me disa parametra dhe kritere lidhur me tonazhin e automjeteve që do kalojnë”, tha Balluku, teksa shtoi se punimet në tunelin e Llogarasë janë favorizuar nga kushtet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit. Flakët fillimisht përfshinë një sipërfaqe...
17:03 | 01/07/2026

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale,...
16:22 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026