Japonia në gjuhën e shifrave pas garës në Suzuka

8 Prill 2024 | 14:54

Tsunoda mori një pikë në shtëpi ndërsa Verstappen barazoi Schumacher me 3 fitore rradhazi në Suzuka. Tani që gara në Japoni ka përfunduar është koha për bilance dhe statistika.

Tre fitoret rradhazi nga Michael Schumacher në vitet 2000-2002 dje u barazuan nga Verstappen i cili arriti edhe fitoren e 30’të duke u nisur nga pole position. Gjithashtu u bë piloti i katërt në histori me 3000 xhiro në kryesim pas Schumacher, Vettel dhe Hamilton.

Red Bull çoi për të 31-ën herë pilotët e saj në dy vendet e para. 2 më pak se Williams në vendin e katërt. Në asnjë sezon më parë nuk ka ndodhur që 4 garat e para të fitohen nga pilotët e të njëjtës skuadre, tre herë Red Bull dhe Ferrari në Australi.

Carlos Sainz është ngjitur në podium në çdo garë që mori pjesë këtë sezon ndërsa Japonia prodhoi të njëjtin podium si në Bahrain. Fernando Alonso në vendin e gjashtë ishte rezultati më i mirë për Aston Martin në Suzuka prej vitit 2013.

Lewis Hamilton dhe Mercedes u renditën për të parën herë jashtë peshëses së parë prej vitit 2014 në Suzuka. Yuki Tsunoda u bë piloti i parë japonez që merr pikë në shtëpi pas Kamui Kobayashit në vitin 2012.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024