Mandati i Xhaçkës| Bardhi: Kushtetuta, si Statut i PS! Nga Rama çfarë nuk pret

8 Prill 2024 | 21:45

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se Kushtetuta shqiptare është bërë si Statut i PS-së.

Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, ku komentoi zhvillimet lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, për të cilin do të votohet të enjten në Kuvend nëse do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese apo jo.

Bardhi tha se nga kryeministri Edi Rama çfarë nuk mund të presësh, por shtoi se si rregull, Kuvendi është i detyruar t’ia përcjellë rastin Gjykatës Kushtetuese.

“Do të duhet të zbatohet vendimi i GJK për mandatin e Olta Xhaçkës dhe të shmanget çdo vonesë e mëtejshme. Në vitin 2022 në kundërshtim me Kushtetutën mazhoranca vendosi të mos e përcjellë rastin në GJK. Neni 70 pika 4 e Kushtetutës është i qartë që kur 1/10 kërkon që të vlerësohet papajtueshmëria me mandatin e një deputeti, Kuvendi është i detyruar t’ia përcjellë rastin Kushtetueses.

E rrëzuan mocionin e 1/10. GJK e gjeti këtë vendim antikushtetues dhe ka detyruar Kuvendin në janar të 2023 të përcjellë dosjen për një hetim të thelluar pranë Kushtetueses. Sot në Këshillin e Mandateve erdhën për të marrë një vendim, por nuk morën dot një vendim.

Rama duhet të ketë qenë shumë i zënë për t’iu përgjigjur në telefon për të vlerësuar çfarë vendimi do të merrnin këta. Por ajo që ndodhi me retorikën e kolegëve brenda Këshillit ishte një atentat ndaj shtetit ligjor, sepse për herë të parë dëgjonim përfaqësues të mazhorancës që thoshin se GJK nuk mund të detyrojë Kuvendin. Në një vend ku Kushtetuta është bërë si Statut i PS, ne çfarë nuk presim nga Rama”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026