Turqia kufizon eksportet në Izrael, shkak Gaza
Turqia do t’i kufizojë eksportet e një game të gjerë produktesh në Izrael, përfshirë çelikun dhe karburantet për avionë, derisa të shpallet armëpushimi në Gazë, tha të martën Ministria e Tregtisë e Turqisë.
Turqia e dënoi Izraelin për fushatën e sulmeve në Gazë, e cila nisi pasi Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – sulmoi Iztaelin më 7 tetor.
Ankaraja bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, mbështeti nismat për të gjykuar Izraelin për gjenocid dhe dërgoi mijëra tonelata ndihma për banorët e Gazës.
Megjithatë, ajo i vazhdoi lidhjet tregtare me Izraelin, duke shkaktuar reagime të brendshme.
Ministria e Tregtisë e Turqisë tha se kufizimet e eksporteve për Izraelin do të nisin menjëherë.
“Ky vendim do të mbetet në fuqi derisa Izraeli, sipas detyrimeve që dalin nga ligji ndërkombëtar, të shpallë armëpushim në Gazë dhe të lejojë rrjedhjen e papenguar të ndihmave të mjaftueshme humanitare në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë.
Menjëherë pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, Turqia dhe Izraeli i tërhoqën ambasadorët e tyre.
Por, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u përball me kritika në rritje për lidhjet tregtare të Qeverisë së tij me Izraelin.
Policia arrestoi dhjetëra protestues që kërkonin t’i jepej fund tregtisë me Izraelin, të shtunën në Stamboll.
Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 250 të tjerë.
Autoritetet izraelite thonë se nga 130 pengjet që mbeten në Gazë, së paku 34 janë të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e udhëhequr nga Hamasi, thotë se më shumë se 33.000 banorë të Gazës janë vrarë prej se Izraeli ka nisur ofensivën.
Gaza, po ashtu, raportohet të jetë në prag të urisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve